INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FSHF fut në garë Canën, Taren dhe Strakoshën

FSHF fut në garë Canën, Taren dhe Strakoshën

Publikuar më: 11:00 06-09-2018

Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur të japë  çmimin: “Ambasador i Sportit Shqiptar” për figurat që kanë kontribuar jashtë vendit për të shpërndarë kulturën e sportit shqiptar.

Pretendentet e këtij çmimi janë Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, portieri i klubit bardhekaltër të Lazios, Thomas Strakosha, por edhe ish-kapiteni i Kombëtares i tërhequr nga futbolli, Lorik Cana.

Gjithsesi pretendenti kryesor është Igli Tare i cili është, i shumëvlerësuar mes opinionit shqiptar sportiv e jo vetëm, pasi edhe në Itali nderohet si një figurë që ka lënë gjurmët e tij në futbollin italian

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785