Luhet sot finalja e madhe e kupës së SHqipërisë, ku FSHF jep 50 milionë lekë të vjetër shpërblim për fituesin edhe ky është natyrisht një stimul më shumë për finalen që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Skënderbeu-Laçi është hera e parë që përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë, pikërisht në edicionin e 66-të.
Mirëpo, në këto shtatë vitet e fundit që korçarët dominojnë në futbollin shqiptar, edhe pse kanë qenë në finale tri herë, nuk kanë arritur ta marrin Kupën e Shqipërisë kurse Laçi ka treguar se nuk është rastësi që i shkon deri në fund të këtij kompeticioni, pasi deri më tani e ka fituar dy herë, duke mposhtur Bylisin dhe Kukësin në finale në vitet 2013 dhe 2015.