Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim të faqen zyrtare, ku ka njoftuar për spostimin e datave për dy takimet e Kategorisë Superiore. FSHF arsyeton se, ky spostim vjen si arsye e kualifikimi të Skënderbeut në fazëne grupeve në Europa League, duke shtuar zbuluar dhe datat se kur do të zëvendësohet këto dy takime.
Njoftimi i plotë i FSHF-së:
“Për shkak se skuadra e KF Skënderbeu u kualifikua për në fazen e grupeve të UEFA Europa League, si dhe fillimit të kampionatit në muajin shtator, kalendari i kampionatit të Kategorisë Superiore pëson nje ngjeshje të datave të ndeshjeve .
Për këtë arsye Komiteti Ekzekutiv i FSHF me një vendim qarkullues vendosi që java e 3-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu luajtur në datë 20 shtator të spostohet në datën 24 shtator, dhe java e 15-të e kampionatit, e planifikuar në datë 6 dhjetor të luhet në datë 10 dhjetor.
Dy javet e spostuara do të rikuperohen gjatë vitit 2018 në datë 28 shkurt dhe 9 maj 2018”.