Nuk do të ketë një shtyrje të Shqipëri-Izrael, takimi do të luhet sipas programit, këtë të shtunë, në orën 20:45 në Elbasan Arena. Konfirmi zyrtar vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit që është detyruar të dalë me një reagim të shpejtë, menjëherë pasi në disa portale nisën të qarkullonin lajme se është duke u diskutuar shtyrja e ndeshjes për motive sigurie. Përsa i përket organizimit të këtij takimi Federatës Shqiptare të Futbollit që vjec të tjerash në komunikatën e saj rithekson edhe një herë se ndërrimi i vendit të zhvillimit të ndeshjes nga “Loro Borici” në “Elbasan Arena” është bërë me kërkesë të Fifa-s për arsye sigurie.
FSHF njofton të gjithë sportdashësit se bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për Stadiumin “Elbasan Arena”. Gjithashtu procedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: [email protected].
Do të jetë Deniz Aytekin, gjyqtari me origjinë turko-gjermane, njeriu që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e katërt kualifikuese në Grupit G të Botërorit 2018 ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Kuqezinjtë e De Biasit do të kenë nevojë për mbështetjen e tifozerisë në shkallët e stadiumit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eleminatoreve përballë rivalëve të drejtëpërdrejtë për vendin e tretë në grup.