Edhe disa ditë na ndajnë nga ndeshja e rradhës e Kombëtares për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Ndërkohë që FSHF ka zyrtarizuar çmimet e biletave për takimin e 12 nëntorit, Shqipëri Izrael që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.
Përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në internet, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se afati deri kur mund të pajisen me bileta tifozët shqiptarë është 3 nëntori.
Çmimet e biletave variojnë nga 1 mijë lekë të reja në 18 mijë lekë të reja.