Më 11 qershor Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja do të presë Moldavinë në “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.
Tashmë FSHF-ja ka zyrtarizuar çmimet për këtë ndeshje delikate të Kombëtares kuqezi.
Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 12.000 lekë, e cila vlen për tribunën VIP. Ndërkohë 10.000 lek do të kushtojë në tribunë VIP 2.