INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fshirja e gjobave. Sot afati i fundit për të dorëzuar dokumentet [VIDEO]

Publikuar më: 12:39 30-06-2017

Të gjithë  ata që duan të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore të pa dorëzuara për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim duhet të nxitojnë pasi sot është afati i fundit. Ligji i ri, për faljen e gjobave tatimore e doganore përcakton se dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat, për deklarata të pa dorëzuara, falen me kusht që ato të dorëzohet deri në datën 30 qershor.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton tatimpaguesve se duhet të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit të cilit i përkasin apo llojit të tyre. Sipas DPT-së, çdo deklaratë e dorëzuar përtej kësaj date , nuk i bën tatimpaguesit përfitues të faljes së gjobave. Ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” ndër të tjera parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439