INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ftesa e pazakontë, Derhemi fton për një gotë verë Veliaj

Ftesa e pazakontë, Derhemi fton për një gotë verë Veliaj

Publikuar më: 12:40 14-06-2018

Gjatë dëgjesës së sotme për çështjen e Teatrit Kombëtar, fjalën e ka marrë dhe aktori Arben Derhemi. Ai ka theksuar se Teatri nuk preket, dhe s'do lejojnë ti prekin as një centimetër godinës aktuale.

Aktori deklaron se për artistët Teatri Kombëtar ka vlerën e Jerusalemit.

Gjatë fjalës së tij aktori i ka bërë ftesë Veliaj duke i thënë se nëse Teatri nuk prektë atëherë mund të dalin dhe të konsumojnë një gotë verë.

“Falënderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm.

Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq.

Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cenohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jerusalem.

Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cenohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë," shprehet Derhemi.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602