Trashëgima kulturore e Shqipërisë do të jetë në fokus të një konkursi që do të jetë i çelur deri më 30 korrik. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama ai që ka zbuluar eventin ndërsa u ka bërë ftesë të gjithë të apasionuarëve pas fotografisë që të bëhen pjesë.
Edi Rama
MIRËMËNGJES dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë?? Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit.