INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ftesa për anëtarësimin në NATO, në duart e Zaev

Ftesa për anëtarësimin në NATO, në duart e Zaev

Publikuar më: 08:17 13-07-2018

Maqedonia zyrtarisht mori ftesën për anëtarësim në NATO. Ftesa tashmë është në duart e kryeministrit Zaev, të cilën e ka vlerësuar si historike por edhe si ftesë që garanton të ardhmen më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.
"Të jeni të sigurt se anëtarësimi ynë edhe më shumë do ta konsolidojë demokracinë në rajon dhe do ta rrisë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe do të shërbejë si shembull pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i fuqishëm i qeverisë për të zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët dha rezultate. Shpreh falënderime ndaj kryeministrit grek Cipras dhe atij bullgar Borisov, për ndarjen e vizionit të përbashkët me ne, vizion ky që sjell sukses në rajon dhe në Evropë" ka thënë kryeministri i Maqedonisë Zaev.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg pohoi se të gjithë në Maqedoni duhet t’i gëzohen ditës së sotme.


"Besoj se marrëveshja për emrin është në të mirën e vendit tuaj dhe të rajonit më të gjerë. Ju përgëzoj për guximin politik dhe i përgëzoj të gjithë ata që morën pjesë për përkushtimin për ardhmëri më të mirë. Ky kompromis i hapi rrugën vendit tuaj që të bëheni anëtare e plotfuqishme e NATO-s" tha Jon Stolltenberg.


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, njoftoi se pas bisedimeve teknike do të fillojnë përgatitjet për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO si vend i 30-të, me të drejtë vote në Aleancë.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783