27 Korrik.
Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për çiftin simpatik Orinda Huta dhe Turjan Hyska.
Ata kanë nisur prej kohësh me organizimin e dasmës për t’iu dhënë rëndësinë e duhur edhe detajit më të vogël në ditën e tyre më të veçantë.
Shumë detaje nga dasma e shumëprfolur e tyre janë zbuluar por janë edhe shumë të tjera. Çifti ka nisur me shpërndarjen e ftesave të cilat nuk janë aspak nga ato të zakonshmet që jemi mësuar t’i shohim.
Brenda saj gjendet nga një degë luleje livando. Por surpriza vazhdon me pjesën brenda cilindrit prej qelqi. Aty ndodhet një copëz letre me QR Code i cili vetëm nëse skanohej, të jep detajet e dasmës: ora apo adresa e ceremonisë.
Nëse edhe ftesat ishin të tilla, e marrim me mend që e gjitha dasma do të jetë e mbushur me surpriza dhe të papritura.