Edhe pak ditë kanë ngelur dhe me siguri do të jetë një nga dasmat më të bukura sepse kushedi çfarë ka kurdisur Besi. Dashuria e tyre disavjeçare do të kurorëzohet më datë 1 shtator 2017 dhe tashmë është shuar kurioziteti pasi është zbuluar edhe dizajni i ftesave.
Një ngjyrë nude e kombinuar në përsosmëri me inicialet e shkruara në ngjyrë shampanje. Mesa duket çifti ka vendosur të qëndrojë të klasikja ndërkohë që me padurim presim të mësojmë detaje të tjera.