INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ftesë për Papa Françeskun që të vizitojë zyrtarisht xhaminë e Romës. A do shkojë?!

Ftesë për Papa Françeskun që të vizitojë zyrtarisht xhaminë e Romës. A do shkojë?!

Publikuar më: 14:40 20-01-2016

Papa Françesku ka marrë një ftesë nga një delegacion mysliman, ku e ftuan për një vizitë zyrtare në xhaminë e Romës. Në delegacion merrnin pjesë zv.kryetari i Bashkësisë Fetare Islamike Italiane, Hoxha Yahya Pallavicini, drejtori i Qendrës Islamike Kulturore të Italisë, Abdellah Redouane dhe disa ambasadorë dhe një përfaqësi nga Këshilli administrativ i Xhamisë së Madhe. Papa në fakt nuk ka qënë asnjëherë brenda Italisë në ndonjë xhami, por vetëm në Xhaminë Blu në Stamboll, në vitin 2014 dhe në atë, të Koudoukou-t në Bangui, kryeqytet ky i Afrikës Qendrore, një vit më parë.
Po se kur do të vizitojë Papa xhanimë e Romës ende nuk ka një datë zyrtare po mediat italianë flasin për 10 prillin. Vizita e tij mendohet se do të bëhet pas dy takimeve të rëndësishme të Papa Françeskun me eksponentë të botës myslimane. Më 26 janar, ai do të presë presidentin iranian, Hassan Rohani, ndërsa më 27, emirin e Katarit.

Radio Vatikani e ka komentuar kështu këtë ftesë: Kësaj radhe, nuk është fjala vetëm për statistika: vizita e Atit të Shenjtë në xhaminë romake do të jetë sidomos një sinjal i fuqishëm në favor të dialogut e të bashkëjetesës paqësore, në kuadrin e Jubileut të jashtëzakonshëm të Mëshirës e në një çast historik, karakterizuar nga tensioni e frika, mbjellë kudo nga fondamentalizmi islamik e nga terrorizmi, që e përdor emrin e Zotit për qëllimet e veta të dhunshme.
.

Article Logic
Execution time: 0.002140998840332