Të paktën 25 persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të Vullkanit Fuego në qytetin e Guatemalës.
Ndërsa të plagosurit janë me qindra, por autoritetet shprehen se bilanci mund të jetë edhe më tragjik.
Shumë prej banorëve janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.
Në zonën ku vullkani paraqet rrezik jetojnë plot 1.7 milionë persona.
Vullkani Fuego është një nga vullkanët më aktivë në Amerikën Qendrore.
Sipas ekspertëve ky është shpërthimi më i madh vullkanik që prej vitit 1974.