INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fullani: Dua dëmshpërblim, rreth gjysëm million euro! Reagon Erjon Braçe…

Fullani: Dua dëmshpërblim, rreth gjysëm million euro! Reagon Erjon Braçe…

Publikuar më: 11:32 04-04-2016

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pasi doli i pafajshëm pas akuzuave për vjedhjen e parave të bankës, ka hapur një proçes gjyqësor, ku kërkon dëmshpërblim. Këtë të hënë ai ka seancën e dytë në Gjykatën Administrative, ku ka paditur Bankën e Shqipërisë për largimin pa të drejtë nga puna e për këtë kërkon gjysëm milion euro.
Këtë e publikoi deputeti socialist, Erjon Braçe, që në fakt e ka denoncuar i pari skandalin dhe abuzimet e Bankës së Shqipërisë ku u vodhën më shumë se 7 miliard lekë.

Erjon Braçe ka shkruar për këtë në facebook dhe jep një sugjerim:

Ndiqeni gjyqin gjysëm million euro. Është gjyqi i Fullanit! Prej orës 13.00, në gjykatën administrative këtu në Tiranë. Ish guvernatori Ardian Fullani, do të jetë në senacën e dytë të një gjyqi, ku ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin e tij.
Se mos keni harruar, Adrian Fullani është guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në mandatin e të cilit, ndodhi vjedhja më e madhe e Bankës së Shqipërisë nga brenda, ka dhe të tjera, por po e lë me kaq!
Banka e Shqipërisë është banka, që u vodh nën mandatin e Adrian Fullanit, këshilli mbikqyrës i Bankës shkarkoi, Adrian Fullanin në kushtet kur mbi të kishte një akuze të rëndë dhe kur ishte nën arrest! Kuvendi i Shqipërisë është institucioni, që ratifikoi vendimin e Këshillit për shkarkimin e Adrian Fullanit kur mbi të kishte një akuzë shumë të rëndë dhe ishte në arrest!!
Gjyqi?
Gjyqi është ai që duhet të vendosë për gjysëm milioni euro para publike!
Seanca e parë ka qënë super!!
Gjyqi është i hapur. Secili ndër ju mund ta ndjekë atë dhe nuk duhet të humbë rastin pa dëgjuar ligjërimet ekzemplare të avokates së familjes, Erinda Ballanca!
Në seancën e parë, ka kërkuar psikologe, që të vlerësojë gjendjen e Adrian Fullanit si dhe dëmin moral shkaktuar atij nga shkarkimi nga puna!

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562