Vera është një periudhë e mrekullueshme për të relaksuar, çlodhur, për të shijuar rrezet e diellit, detin etj. Por edhe plazhin e ndajme me njerëz të tjerë, kështu që detyrimisht takojme e shohim njerëz të ndryshëm. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë përmendur disa prej njerëzve që ne do të shohim në plazh.
1. Një djalë me trupin e Zac Efron, i cili përpiqet vazhdimisht të tregojë muskujt dhe se sa trup të bukur që ka.
2. Vajza super me makeup, aksesorë, madje edhe me taka nuk çuditemi kur i shohim. Ato kanë vetëm një mendim në kokë: “mund të gjej dashurinë e jetës këtu, duhet të më shohë bukur dhe në formë”
3. Njerëzit që mbulojnë të gjithë trupin me rërë sepse diku kanë dëgjuar qe rëra është e shëndetshme dhe i bën mirë trupit.
4. Njerëzit që rrinë në fund fare, ku nuk ka njerëz, vetem që të shijojnë plazhin ne qetësi pa menduar shumë për njerëzit e tjerë.
5. Ata që vdesin të notojnë dhe shkaktojnë shumë zhurmë dhe spërkatje në ujë.
6. “The Instagramer”, kryesisht vajzat që harxhojnë gjithë kohën në plazh duke bërë foto.
7. Njerëz gjithmonë të uritur, ata do ti shohësh gjithmonë duke u ushqyer.
8. Një grup njerëzish që janë duke bërë zhurmë vetëm se luajnë volejboll.
9. Të qara fëmijësh.