Qeveria është angazhuar që brenda viti 2017 do ti jepet fund kultivimit të kanabisit. Në një analizë të situatës për 6 muajt e partë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako bëri publike të dhënat mbi asgjësimin e bimëve narkotike por dhe personave të arrestuar.
Haki Çako
• 330 vepra penale
• 152 autor janë zbuluar
• 36 mijë bimë janë asgjësuar
• Proceduar penalisht 71 nëpunës lokal
Në mbledhjen e Zyrës Operacionale të Situatave nuk ka qenë i pranishëm Ministri teknik i demokratëve e në vend të tij ka qenë Zv/ ministria e Brendshme. Ndërkohë mbledhja është drejtuar nga Kryeministri Rama, i cili në fakt ngriti një tjetër shqetësim.
Edi Rama:
“Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo elementi që shfaqet pasiv lwre pastaj i përfshirë në mos njoftimin”.