INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundet do të jenë kryefjala e sezonit Pranverë-Verë 2018, ja sugjerimet [FOTO]

Fundet do të jenë kryefjala e sezonit Pranverë-Verë 2018, ja sugjerimet [FOTO]

Publikuar më: 13:37 29-03-2018

Duket sikur dimrit i ka mbetur ende diçka për të thënë, pasi ditët e pranverës vazhdojnë të jenë të ftohta, por kjo nuk na pengon që të mendojmë për tëndencat e reja pranverore në veshje.

Pasi t’iu japim ‘Mirupafshim’ pantallonave, trendet e reja na japin ide për modele të ndryshme fundesh.

Pjesë e propozimeve janë fundet e gjatë, deri në gjunjë, të gjerë, pjesa e fundit me tyl apo xhins që ju lejon ta kombinoni lehtë me veshjen e çdo rasti: ditë, mbrëmje, zyrë apo një aperitiv me miqtë.

Zakonisht femrat parapëlqejnë fundet e ngushtë të cilat ua nxjerrin në pah format trupore duke i bëtë të ndihen seksi.

Pak mbi gju është gjatësia e duhur si për vajzat e reja  ashtu edhe për femrat që janë pak në moshë. Fundi i zi i kombinuar me një këmishë apo T-Shirt të bardhë është ideal pasi ju zgjidh shpejt çdo situatë. Të veshura me atlete do t’iu japin një pamje më sportive. Ndërsa nëse e kombinoni me një dekolte, do të dukeni absolutisht glamur.

Pëlqehet edhe idea e shpërdnarjes së ngjyrave klasike të sezonit. Ngjyra e kuqe është kryefjala e modës aktuale, por edhe bluja, pse jo.

Një fund të gjatë apo edhe të ngushtë mund ta kombinoni bukur me një pulovër të gjerë e cila i jep atë pamjen trendy,  klasikes.

Një fund veror me ornamente me lule do të kombinohej bukur me një këmishë që ju lë shpatullat e zbuluara. Gjatësia e tij do të ishte mirë deri tek gjunjët dhe të kombinuara me një palë këpucë balerine.

Një nga tendencat më të përhapyra të fundeve të këtij sezoni, na kujtojnë filmat e viteve ’60. Në të vërtetë janë praktikë, të lehtë dhe të japin atë ndjesinë e shkujdesjes që nuk ju bezdis. Çdo ngjyrë kombinohet bukur me bluzë, xhaketë xhins apo me një këmishë më dantellë nëse e duam për në mbrëmje.

Edhe fundet tyl janë super femërore dhe të përsosur për pranverë. E kombinuar me një T-Shirt  dhe një palë rruaza të përshtatshme do t’iu japë një pamje glamoroze.

Mund ta plotësoni pamjen edhe me një xhaketë lëkure.

rBVaJFhYqJWAey30AANi63XvdH0673.jpg

rBVaEVf4p_uAQKEiAAMw9nYD6wc767.jpg

il_570xN.984586893_tmt9.jpg

25-Fashionable-Skirts-Spring-Summer-2018.jpg

WU_WCFF17_14.jpg

Saias-Faldas-Blush-Pink-A-line-Chiffon-Skirts-2018-With-Sash-High-Street-Ankle-Length-Female.jpg_640x640.jpg

20170913_morning-lavender-cute-clothes-for-women-mustard-pleated-midi-skirt_-_37.jpg

paula-197.jpg

 

1770.jpg

 

5e0ac14e0ca31b84dc850afada0945b3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107