INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fundi i botës në Tetor?! Një tjetër teori konspiracioni për planetin [Video]

Publikuar më: 17:03 04-01-2017

Tetori i këtij viti mund t’i japi fund ekzistencës së Botës kur një planet gjigand misterioz do të përplaset me planetin tonë. Të paktën këtë mendon David Meade, autor i librit "Planet X - The Arrival 2017 ', që beson se një yll, të cilën ai e quan" një binjak të diellit tonë”, po i afrohet tokës ,në drejtimin e polit të jugut ". Ai thotë se ylli do të sjellë me vete 'shtatë trupa që rrotullohen rreth tij ", duke përfshirë Nibiru, një planet i madh blu që ai i referohet si Planet X , që do të përplaset drejt planetit tonë.

Nibiru, i cili njihet edhe si Planet X, është një planet hipotetik në buzë të sistemit tonë diellor. Teoricienët e konspiracionit besojnë se ndikimi gravitacional i planetit 'mashtrues' Nibiru ndërpreu orbitat e planeteve të tjerë qindra vjet më parë. David Meade beson se ky planet misterioz do të godas planetin tonë në tetor të këtij viti, pasi është drejtuar këtu nga tërheqja gravitacionale e një "yll binar" binjakëzuar me diellin. Por për kete gjë nuk ka prova. Ai thotë se është e vështirë të shmanget përplasja për shkak të këndit me të cilit po i afrohet Tokës. Në librin e tij, ai pretendon se teoria qe ka, është vënë përpara provave shkencore. Megjithatë lexuesit që komentojnë në libër thonë se argumenti i tij shpesh nga shkencor kthehet në një argument fetar.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832