INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundi i muajit do të vijë me trazira! Paolo Fox shpjegon HOROSKOPIN JAVOR me detaje për të gjitha shenjat(27 maj - 2 qershor)

Fundi i muajit do të vijë me trazira! Paolo Fox shpjegon HOROSKOPIN JAVOR me detaje për të gjitha shenjat(27 maj - 2 qershor)

Publikuar më: 18:57 26-05-2019

Dashi: Shpeshherë fjalët ngatërrohen dhe nuk ndjekin rrjedhën e mendimeve. Bëni kujdes nga Neptuni, që edhe pse jo fort i dukshëm, ka gjasa të ushtrojë ndikim në shenjën tuaj. Për shkak se Mërkuri do t’ju nxitë të flisni apo të reagoni në mënyrë të papërshtatshme, përgatituni për pasojat. A ia vlen? Me shumë gjasë, jo. Prandaj tregohuni të matur. Mos kini frikë dhe mos harroni se gjërat mund t’i realizoni në të ardhmen.

Demi: Venusi është një planet tekanjoz dhe i paqëndrueshëm. Kur të kalojë në shenjën tuaj, ai do t’ju bëjë të provoni ndjenjën e vetëkënaqësisë. Të enjten dhe të premten do të duhet të vendosni nëse do t’i bëni gjërat në mënyrë spontane dhe sipas nevojës apo do t’i ndiqni rregullat me përpikëri. Mos rrezikoni! Lërini gjërat të rrjedhin lirshëm dhe mos u ngutni.

Binjakët: Në këtë periudhë, Mërkuri dhe Dielli ju garantojnë forcë dhe aftësi për të reaguar vërtet shpejt. Për këtë arsye, nuk do të keni frikë të bëni lëvizjet e duhura në ditët në vijim, edhe nëse çështjet do të jenë disi të ndërlikuara. Të enjten do të përjetoni një dashuri të zjarrtë, të premten pritet të arsyetoni me logjikë. Provoni të ndiqni instinktin dhe zemrën për të bukurën, por pa i lënë pas dore të tjerët. Nuk do të jetë diçka e lehtë.

Gaforrja: Prania e Marsit dhe e Neptunit në shenjën tuaj, të cilët ju bëjnë të mos i shijoni gjërat dhe ju shpërqendrojnë, i vështirësojnë punët tuaja. Detyra juaj është që të përqendroheni gjithmonë tek e tashmja. Edhe pse lidhja juaj dashurore mund t’ju bëjë të përjetoni situata të ndryshme. Mendja dhe zemra do t’i japin përparësi realizimit të ëndrrave, por gjatë gjysmës së javës, çuditërisht, do të bëheni më seriozë për planet e fundjavës. Mos u shqetësoni, tregohuni objektivë dhe vlerësojini gjërat sipas gjendjes në të cilën ndodheni.

Luani: Ëndrrat, mendimet, diçka e bukur dhe e përzemërt. Në këtë periudhë, Dielli dhe Mërkuri do t’ju përkëdhelin dhe do t’ju favorizojnë të realizoni objektivat që i keni vënë vetes. Mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe idetë, sepse do t’ju bëjnë të ndiheni mirë! Të enjten, imagjinata juaj s’do të njohë kufij. Do të jeni guximtarë dhe të gatshëm t’i sfidoni rregullat të premten. Mos u matni me ata që ju kundërshtojnë dhe janë grindavecë.

Virgjëresha: Të lindurit e kësaj shenje janë të aftë të heqin dorë nga aktivitetet shoqërore kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme. Ditët në vazhdim duhet të mësoheni me faktin që gjërat nuk janë të prera me thikë, që natyra e shpreh bukurinë e saj në mënyra të ndryshme. Të mërkurën, Neptuni do t’ju pengojë të kuptoni dhe të veproni drejt, diçka që, më së shumti, ka të bëjë me teorinë sesa me praktikën.

Peshorja: Nuk do të gaboni falë qetësisë që ju karakterizon deri ditën e enjte. Pas kësaj dite, do të filloni të lëvizni dhe do të provoni të luani me idetë, duke vënë imagjinatën në punë. Marrëdhënia juaj do të ndryshojë të premten, kur planetët tuaj të parapëlqyer, Venusi dhe Saturni, do t’ju bëjnë të dukeni më të bukur. Për një herë të vetme, ndiqni zemrën dhe jo mendjen. Gjithsesi, do ta kuptoni se nuk keni gabuar.

Akrepi: Gjatë kësaj periudhe, Marsi do t’ju ndihmojë të udhëtoni vetëm, në një drejtim që nuk e njihni, por pikërisht për këtë arsye ju pëlqen dhe ju stimulon kaq shumë. Teksa mbylleni në vetvete, duhet të komunikoni me ndonjë, me njerëz apo personazhe të cilët duhet të zgjedhin, ashtu si ju, drejtime të qarta, unike dhe përfundimtare. Do të jeni të shpërqendruar dhe të papërmbajtshëm deri të enjten. Qetësohuni dhe tregohuni elastikë. Është thjesht çështje praktike.

Shigjetari: Jupiteri do t’ju bëjë pak të ngathët, të pazotë që t’i shkoni gjërave deri në fund. Por në ditët në vazhdim do të zbaviteni shumë dhe do të vëzhgoni kush nuk do t’i ketë idetë të qarta, kush do të luajë me të tashmen, duke ju ndihmuar të mos ndiheni gjithmonë keq për të metat tuaja. Gjatë fundjavës Jupiteri dhe Mërkuri do të ndikojë në luhatjet e humorit.

Bricjapi: Ekziston një përgjigje për të gjitha. Filloni të mos u kushtoni shumë rëndësi të tjerëve, duke lënë pas dore veten tuaj. Do të shikoni që ku vendim do t’ju bëjë mirë pasi do të bindeni se meritoni më shumë në jetë. Ndërkohë mundohuni t’i bindni të tjerët për idetë tuaja, sepse javën tjetër, fati dhe fuqia e fjalëve nuk do të jenë në anën tuaj.

Ujori: Gjatë kësaj periudhe Dielli dhe Mërkuri janë në anën tuaj. Falë Diellit do të ndiheni fatlum në dashuri, ndërsa falë Mërkurit gjërat do të jenë më interesante dhe do të ndiheni më krijues. Ndiheni disi të përhumbur dhe jeni në kërkim të një pike referimi. Për fat të keq, pasiguritë dhe dyshimet ju shoqërojnë gjithmonë. Që t’ia dilni mbanë, duhet të bëni çmos t’i ndërmerrni nismat tuaja pa frikë.

Peshqit: Herët a vonë, të gjithë planetët kalojnë tranzit në shenjën tuaj. Pikërisht butësia që ju karakterizon, ditën e enjte do t’ju japë probleme dhe njerëzit pranë jush mund të irritohen. Do të përpiqen t’ju bindin se ajo çka ju e gjykoni si të gabuar është e drejtë. Duke filluar që prej së premtes nuk do ta keni aspak të lehtë të ruani hapësirat tuaja private, pasi ka diçka që nuk shkon mes jush dhe të tjerëve. Këshilla më e mirë që duhet të dëgjoni është t’i lini gjërat të ndodhin dhe ta vrisni mendjen më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715