INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Fundi i perfeksionit''/ Adobe krijon programin që

''Fundi i perfeksionit''/ Adobe krijon programin që "demaskon" fotot me photoshop

Publikuar më: 13:40 21-06-2019

Një nga temat më të diskutuara kohët e fundit janë fotot e përpunuara. Vipat në mbarë botën akuzohen se fotografitë që ato shpërndajnë në rrjete sociale i modifikojnë dhe nuk nxjerrin ato që janë në realitet.

Në vazhdën e shpërndarjes së fotografive të rreme dhe videove, Adobe ka vendosur të krijojë një program të ri.

Punonjësit e kompanisë së ‘Adobe’ po krijojnë një aplikacion që do ndihmojë njerëzit të identifikojnë ndryshimet që iu bëhen fotografive dhe videove me ‘Photoshop’.

Në një deklaratë për ‘The Verge’, kompania njoftoi se ky program është një përpjekje për të eliminuar manipulimet e fotografive, audiove, videove dhe dokumenteve.

Aplikacioni po projektohet posaçërisht për të gjetur ndërhyrjet e bëra me mjetin ‘Liquify Tool’ të Photoshop-it, i cili zakonisht përdoret për të rregulluar formën e fytyrave dhe për t’i ndryshuar mimikat e fytyrës.

Ekipi i Adobe nuk kanë zbuluar akoma emrin e aplikacionit por shprehen se ky është një hap drejt krijimit të mjeteve që mund të identifikojnë ndryshimet komplekse duke përfshirë “manipulimet e trupit dhe redaktimet fotometrike siç është zbutja e lëkurës” në fotografitë e çdo personi.

Ky është një aplikacion që do të mërzisë shumë njerëz pasi duket se koha e ‘’perfeksionit’’ do të marre fund.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607