Siç dihet tashmë këngëtarja e njohur Selena Gomez ka pasur probleme të shumta në jetën e saj private dhe profesionale.
Selena kaloi një periudhe të vështirë për shkak të sëmundjes së lupusit, dhe sikur të mos mjaftonte u gjykua nga fansat e saj për gjendjen e trupit pas operacionit.
Pak kohë më parë këngëtarja u rikthye me këngëtarin e njohur Justin Bieber, lidhje e cila përfundoi shumë shpejt, pasi siç duket Justin e gjeti atë çka kërkonte tek Hailey Baldëin, duke e çuar lidhjen me Hailey-n drejt fejesës.
Për anën profesionale të mos mos lëmë pa përmendur faktin që Stefano Gabbana e quajti "e shëmtuar" në mbrëmjen e madhe të "MetGala".
Të gjitha këto u dukën të pamundura për tu kapërcyer, saqë Selena vendosi të heqë dorë nga fama dhe muzika, duke u shpërngulur në vendin e saj të lindjes.
Fansat shprehin keqardhjen e tyre në faqen e saj të Instagram-it, duke thënë se do i'u mungojë.
Epo të gjithëve do të na mungojnë këngët e Selenes!