INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundi i temperaturave të nxehta?! Stuhitë shumë pranë Ballkanit, rrezikon dhe Shqipëria

Fundi i temperaturave të nxehta?! Stuhitë shumë pranë Ballkanit, rrezikon dhe Shqipëria

Publikuar më: 09:12 16-08-2019

Të nxehtit përvëlues po i vjen fundi. Sipas meteorologëve në 3 ditët e fundit të javës një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik do të depërtojë ne Gadishullin Ballkanik dhe do të sjellë ulje të temperaturave.

Ndaj dhe priten shtrëngata me shi dhe breshër.

Nga mbrëmja e sotme rrebeshe të fuqishme shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, kurse gjatë natës rrebeshet e shiut që do shoqërohen me vetëtima dhe bubullima, do të avancojnë në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Ky front i të ftohtit pritet të vijë dhe në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni nga pasditja dhe moti do të ndryshojë tërësisht. Veç shiut me vetëtima, parashikohet dhe breshër.

Pas këtij fronti priten ulje të theksuara të temperaturave dhe kjo do të jetë fundi i valës së fuqishme të nxehtësisë tropikale që pushtoi për më shumë se një javë vendin tonë dhe Evropën.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844