Shfrytëzoni dhe këtë fundjavë për t’u larë në det, ja si do vijojnë temperaturat …
Temperaturat e larta po e mbajnë bregdetin të mbërthyer nga pushuesit. Kjo verë, megjithëse me rreshje të shpeshta, zgjati thuajse deri në fund të shtatorit. Fundjavat e fundit kanë qenë nga më të bukurat për të shkuar në plazh por, kjo që nis nesër, do të jetë vërtet e fundit.
E shtuna dhe e diela do të jenë ditët e fundit të këtij sezoni kur temperaturat do të shënojnë 30 gradë. Javës tjetër, duke nisur që nga e hëna, temperaturat do të pësojnë menjëherë rënie. Të mërkurën, kur rënia e tyre do të ketë arritur deri në 10 gradë, do të nisin edhe shirat. Pra, kjo që po vjen do të jetë java e parë e vjeshtës që tashmë ka ardhur zyrtarisht.