INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundjava e shpejtësisë, i riu durrsak sfidon efektivët, reagimi i policisë [VIDEO]

Fundjava e shpejtësisë, i riu durrsak sfidon efektivët, reagimi i policisë [VIDEO]

Publikuar më: 08:30 09-06-2018

Fundjava vijon të jetë shqetësuese për policinë rrugore, pasi argëtimi dhe teprimi me alkoolin përbën rrezik për shpejtësi tej normave të lejuara.

Një i ri durrsak është ndaluar teksa shpejtësia e mjetit të tij në radarin e efektivëve shënoi 200 km/ h.

“200 km/h, 29-vjeçari nga Durrësi. Papërgjegjshmëri ne drejtim te automjetit. Nuk i ndalon policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, jetën e tij e te përdoruesve te rrugës, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit. Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjeter. Shpejtësia të nxit, por të vret”, thuhet në Facebook të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, në të gjitha rrugët e Tiranës kanë vijuar kontrollet me drager të policisë.

Në rrugën “Sulejman Delvina” u verifikua se shtetasi me iniciale E.D vjec 36 drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.91 mg/l

“Drejtues mjetet kujtohuni gjithmone – alkooli shkon ne stomak, por turbullon koken dhe nje mjet drejtohet me koke !”, bën apel policia.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656