Pavarësisht se dita e shtunë për shumë persona nënkupton pushim, për punonjësit e privatit kjo është një ditë si të tjerat pune.
E teksa shikon nga kompjuteri miqtë apo familjarët që kanë postuar foto nga drekat e tyre pranë bregdetit pëson një humbje energjie.
Megjithatë humbjet e energjisë në një ambient pune nuk ndodhin vetëm nga kjo por dhe nga qëndrimi i gjatë ulur para kompjuterit që specialistët e shëndetit e kanë konsideruar dhe të rrezikshme.
Një studim i fundit të cilin intv jua sjell të përmbledhur në disa këshilla sugjeron se si të ruani energjitë dhe të mbroni shëndetin në momente të tilla.
-Shko në këmbë ose me biçikletë për në punë, harroje makinën
-Mos qëndroni gjithmonë ulur. Përfshini në zyrën tuaj dhe tavolina të larta
-Rindërtoni ambientin tuaj të punës, bëjeni tavolinën komode për trupin dhe sytë
-Bëni pushim dreke. Harrojeni telefonin dhe bëni një ecje të shkurtër ose shijoni drekën në ambiente të hapura.
-Bëni pushime të shkurtra 10 minutëshe çdo një orë.
-Prania e një luleje në tavolinën e punës ju ndihmon të relaksoheni pasi studimet kanë treguar që prania e bimëve në zyrë rritë produktivitetin e punës së paku për 15%