Mëngjesi i ditës së dielë është gdhirë me 2 aksidente dhe si pasojë e tyre kanë mbetur të vdekur 2 shtetas.
Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e para të mengjesit në Velipojë ku ka humbur jetën shtetasi Elsid Leva, 24 vjeç, nga Shkodra, i cili po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin e ka gjetur vdekjen.
Një 32 vjeçar, E.K që po udhëtonte me motoçikletën e tij ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet, mëngjesin e sotëm, në Lushnje. Policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të automjetit Kadri Cenku, 26-vjeç, banues në Kukës.