Shqipëria pritet të përfshihet sot nga përmbytjet. Sinoptikanët kanë parashikuar se zonat veriore dhe ato qëndrore janë më të rrezikuara për shkak të intesitetit të lartë të reshjeve. Më e përkeqësuar paraqitet situata në mbrëmje ku reshjet do të shndërrohen në rrebeshe dhe stuhi me erë të fortë.
As fundjava nuk premton mot të mirë. Disi e shtuna mund të pakësojë reshjet e shiut dhe e diela do ti largojë nga territori i vendit, por vetëm për 24 orë. Java do të nis sërish me shi, ndaj mos e ndani çadrën nga dora.