INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundjava vjen me aktivitete në Tiranë nga CONAD [VIDEO]

Fundjava vjen me aktivitete në Tiranë nga CONAD [VIDEO]

Publikuar më: 17:06 02-06-2017

Fundjava në Tiranë do jetë e mbushur me aktivitete argëtuese për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Muzika e viteve '80-'90 do të rikthejë nostalgjinë e brezave, ndërsa gatimet e veçanta do të marrin vëmendjen e personave qe e adhurojnë ushqimin.

Por organizimi që vjen si një bashkë punim mes CONAD dhe Bashkisë së Tiranës ka edhe surpriza të tjera.

"Do jemi në sheshin Nënë Tereza të shtunën dhe të dielën Maestro Pepe Vessicchio ka një show me muzikë të viteve ’80-’90. Në darkë besojmë do të jetë edhe mundësia për të kërcyer në qendër.
Ndërsa të dielën do të ketë një mbrëmje muzikore me orkestra internacionale. Do jete një program i bukur intensivë dhe gjithëpërfshirës, dhe përveç aktiviteteve do njihemi dhe me gatime tradicionale italiane nga shef italian me ushqime të marra nga Conad".

Gjatë takimit me mediat, Conad prezantoi dhe programin më të ri social "Il grande viaggio", një program i cili ka në fokus ndihmën ndaj njerëzve në nevojë dhe komuniteteve të ndryshme në Shqipëri.

Por në çfarë konsiston ky udhëtim i madh?

"Il grande viaggio" sjell një dimension të ri të Conad, ky dimension i ri që shtohet është roli social i Conad-it, ky rol social vjen në mënyrë simbolike me një orkestër të rëndësishme qe jep shfaqje në një komunitet , dhe ndarje ndihmash në këto aktivitete" shprehet zoti Leka

Përfaqësuesit e bashkisë konfirmuan edhe njëherë hapjen e sheshit Skënderbe në dt 10 Qershor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049