Fëmijët me pamundësi ekonomike, këtë vit shkollor nuk do të ndihen inferiorë ndaj shokëve për mungesën e librave sepse “Fundjavë ndryshe” ka menduar për ta. Vullnetarët e kësaj nisme iu kanë dhuruar libra fëmijëve që nuk kanë mundësi t”t’i blejnë. Lexohet menjëherë gëzimi në fytyrat e tyre sapo marrin në duar librat dhe mjetet shkollore.
‘’Ne mendojmë se integrimi i familjeve në nevojë do të vijë nëpërmjet arsimimit, ndaj bashkë më bamirësit e "Fundjavë Ndryshe" dërgojmë libra dhe setet e nevojshme. "Bamirësia nuk të varfëron", thonë përfaqësuesit e nismës, e cila çdo ditë ndihmon familje të varfëra, me ushqime, libra, veshje, rregullime shtëpish.