INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundjavë në bregdetin shqiptar? Shikoni motin fillimisht

Fundjavë në bregdetin shqiptar? Shikoni motin fillimisht

Publikuar më: 08:26 04-08-2018

Gjatë ditës së sotme veriu dhe pjesërisht zonat qendror, paraqiten kryesisht të kthjellëta, por jugu vijon me vranësira të herë pas hershme dhe shira të dobët në zona të izoluara.
Pasditja largon vranësirat edhe nga zonat jugore duke bërë që vendi të kalojë në kushtet e motit të kthjellët. Sipas Meteo Alb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë do të sjellë mesdita, kjo më e ndjeshme në Veriperëndim dhe Qendër të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë. Ndërsa nga dita e nesërme do të ketë rritje temperaturash me dy gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896