Edhe këtë fundjave mos bëni plane, pasi moti s’është aspak premtues. Sinoptikanët lajmërojnë, që pasditen e kësaj të premteje do të rikthehen shirat në thuajse gjithë vendin dhe në tre qarqet e jugut do të jenë me intensitet mbi mesataren. Në zona mbi 700 metra mbi nivelin e detit do të ketë rreshje dëbore. Po dhe lumenjtë Drin e Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta, të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.