Modelet në mbarë botën janë duke përgatitur kalendarët e tyre për vitin 2017. Jo të pakta janë ato vajza që kanë zgjedhur të shfaqen nudo në faqet e muajve të vitit 2017. E sigurtë është, të paktën në Shqipëri, kalendarët e tyre do të mbushin serviset e makinave apo kabinat e mauneve, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Megjithatë ajo që vihet re, përpos nuditetit, është që vajzat shkojnë përtej dukjes.
Këtë herë është modelja me origjinë polako-amerikane, Joanna Krupa, që ka preferuar të shfaqet nudo në një set të ri fotografik. Nëse do të realizohet një kalendar ose jo, këtë ende nuk e dimë, por ajo që shihet dukshëm dhe nuk do shumë mundim, janë format bombastike të modeles. Ky set fotografik ështe realizuar për BodyBlenz. Në një nga foto modelja ka provokuar akoma dhe më shumë, e zhveshur totalisht dhe e ulur në një kolltuk, ajo mban në duar librin e Coelho. Ndoshta Joanna ka dashur të tregojë se e zhveshur kështu, Coelho shijon edhe më shumë në lexim. Nëse ju duket ok vajza, mund ta provoni.