INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fuqia e WhatsApp, ‘troditen’ bisedat në grup

Fuqia e WhatsApp, ‘troditen’ bisedat në grup

Publikuar më: 09:16 02-07-2018

WhatsApp është shndërruar në një nga rrjetet kryesore të komunikimit në mbarë botën.

Ai na ka dhënë mundësinë që si në shoqëri apo edhe në punë të krijojmë grupe bisedash ku mund të komunikojmë me njëri-tjetrin.Por shpesh herë edhe bisedat në grupe kanë një kufi dhe WhatsApp ka menduar të trondisë bisedat e përbashkëta dhe t’u japë më shumë fuqi atyre që drejtojnë dhe kanë krijuar grupin.

Por shtrohet pyetja sa u besojmë ne atyre që administrojnë grupin? Rrjeti social do t’u japë mundësinë të gjithë atyre që kanë hapur një grup të bllokojnë ata persona që i konsiderojnë të mërzitshëm duke i hequr të drejtën të dërgojnë mesazhe brenda bisedës së përbashkët, duke patur pushtetin të dërgojnë ata mesazhe.

Azhornimi më i fundit i WhatsApp do të jetë gati për të gjithë përdoruesit e telefonëve Android dhe IOS.Për të aktivizuar opsionin e ri sigurohuni që i keni bërë update WhatsApp me të gjithë risitë.Mjafton të klikoni në opsionin Group Info, më pas shkoni tek Grop Settings, dhe zgjidhnin mjetin ku lexon Only Admins.

Pra duke zgjedhur opsionin ‘Vetëm administratorët’ ju bllokoni pjesëtarë normal të grupit që të dërgojnë mesazhe. Në bisedën tuaj do të shfaqet një mesazh ku shkruhet: Ju ndryshuat dicka në grup duke lejuar që vetëm administratorët e grupit të dërgojnë mesazhe.

Pasi ta aktivizoni, anëtarët e grupit tuaj nuk do ta shohin më në telefon ikonën për mesazhet.Por heshtja nuk besohet të jetë e përhershme, dhe administratorët mund të aplikojnë opsionin e ri çdo 72 orë.

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082