INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fuqitë e mëdha bien dakord për armëpushim në Siri

Fuqitë e mëdha bien dakord për armëpushim në Siri

Publikuar më: 07:23 12-02-2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar se takimi ndërmjet fuqive botërore për krizën në Siri ka përfunduar me sukses, pasi është rënë dakord për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit.

Por, ai deklaroi se armëpushimi nuk do të vlejë për grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe Al-Nusran.

Kerry gjithashtu bëri të ditur se fuqitë e mëdha kanë rënë dakord për të përshpejtuar dhe për të zgjeruar programin e ndihmave humanitare.

Në momentin kur Kerry njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit, ai ishte me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit vjen vetëm pak ditë pasi ushtria siriane, e ndihmuar nga ajri nga avionët rusë, përparuan në Aleppo.

Article Logic
Execution time: 0.0041930675506592