INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Furgon me drogë në Qafë Thanë, zbulohet koka e grupit[FOTO]

Furgon me drogë në Qafë Thanë, zbulohet koka e grupit[FOTO]

Publikuar më: 12:55 23-11-2018

Pas aksionit të policisë dy ditë më parë ku u ndalua nje furgon që transportonte një sasi të madhe drogë në drejtim të Maqedonisë, por me destinacion final Greqinë janë zbardhur edhe detaja të reja në lidhje me grupin që merrej me këtë trafik me organizatorët, por edhe me veprimet e policisë për të vënë në pranga të gjithë anetarët e këtij rrjeti,

Gazeta Shqiptarja.com zbardh detaje të reja për tetë personat e arrestuar për sasinë e drogës të sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. Gjatë operacionit të koduar “Uraka 2” kanë rënë në pranga 8 persona emrat e të cilëve janë Aranit Bida, që konsiderohet si drejtuesi i grupit. Bida rezulton të jetë dënuar në 2010 me 7.4 vite burgim nga gjykata e Krimeve të Rënda, dhe se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sapo ka dalë nga qelia, Aranit Bida, ka filluar sërisht të meret me aktivitet kriminal, ku është arrestuar sërisht për trafik droge.
Mes të arrestuarve të tjerë janë dhe shtetasit Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj. Furgoni me 580 kg lëndë narkotike ishte nisur nga Fieri dhe po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës është ndjekur nga Krimet e Rëndam e cila disa muaj më parë ka nisur hetim për “Trafik droge mbetur në tentativë”.Personat e arrestuar janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.
Hetimi në dinamikë
Sekuestrimi i sasisë së drogës në pikën e kalimit kufitar nuk ka qënë thjesht një rastësi. Sipas, policisë ndjekja e furgonin është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore.
Pikërisht në këtë pikë kalimi kufitar, është urdhëruar që mjeti ti nënshtrohet një kontrolli të reptë, ku nga rezultoi se në dyshemenë e tij, ishte fshehur një sasi e madhe droge. Menjëherë pas këtij momenti është bërë arrestimi i personave që ndodheshin në makinë dhe pas tyre janë arrestuar magazinieri dhe një puntor në fabrikë. Pritet që për këtë rast, policia dhe prokuroria të jenë në bashkëpunim edhe me hetuesit Grekë, aty ku kishte si destinacion lënda narkotike.


Të arrestuar
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

dddddok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998