Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla ne Tiranë, ndërsa janë sekuestruar 87 gramë Kokainë e ndarë në 174 doza gati për shitje, dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Gjatë operacionit të koduar “Recidivist” u arrestua një 50-vjeçar me inicialet A.M i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
50- vjeçari shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.