INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Furtunë në institucione/  Zaev me dorë 'të hekurt' shkarkon 50 drejtorë, mes tyre dhe shqiptarë

Furtunë në institucione/ Zaev me dorë 'të hekurt' shkarkon 50 drejtorë, mes tyre dhe shqiptarë

Publikuar më: 16:35 17-07-2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se në procedurë qeveritare është vendimi për shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe anëtarëve të ndërmarrjeve dhe agjencive shtetërore, për shkak të, siç tha ai, mungesës së rezultateve në menaxhimin e tyre.

Në mesin e drejtorëve të shkarkuar nga detyra janë edhe disa të kompanive të mëdha energjetike. Nga drejtorët e shkarkuar ka kuadro nga të gjitha partitë në pushtet, përfshirë edhe shqiptarë. Largimi i tyre është paralajmëruar kohë me parë nga kryeministri Zaev, në kuadër të të ashtuquajturit operacioni “Fshesa”.

Zaev ka deklaruar se shumë drejtues të institucioneve nuk kanë treguar rezultate, ndaj edhe do të largohen nga detyra. Por, disa prej tyre largohen edhe për shkak të riformatimit të institucioneve.

Kryeministri Zaev, kohëve të fundit, është përballur me akuza të shumta jo vetëm nga opozita, por edhe nga opinioni më i gjerë për mungesë të rezultateve në punën e qeverisë dhe mosrealizimin e premtimeve të dhëna në fushatën zgjedhore. Ai, në fillim të korrikut, ka bërë riformatimin e qeverisë, që nga opozita është vlerësuar si “farsë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549