INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Furtunë në Prokurori: Arta Marku shpërndan prokurorët e Krimeve të Rënda në 3 rrethe

Furtunë në Prokurori: Arta Marku shpërndan prokurorët e Krimeve të Rënda në 3 rrethe

Publikuar më: 16:02 20-09-2018

Vetëm 30 minuta pasi njoftoj hetimin disiplinor të 10 prokurorëve, Prokurori i Pergjithshem urdhëroi caktimin e perkohshëm të prokuroreve: Olsian Çela, Sonila Muhametaj dhe Besim Hajdarmatajn.

Konkretisht Besim Hajdarmataj, prokuror i çështjes “Tahiri”, është transferuar me urdhër të Arta Markut në Pogradec.
Sonila Muhametaj, nga krimet e rënda shkon në Pukë.
Olsjan Çela nga krimet e rënda shkon në Berat. Në një njoftim për media, zyra e shtypit e Arta Markut bën të ditur se transferimi i tyre është i përkohshëm.
Kjo çështje mbetet në udhëkryq pasi Arta Marku ende nuk ka vendosur se kush do ta lexojë pretencën për Shullazin, teksa komunikon vetëm “reprezaljet” për prokurorët që nuk pranuan shortin.

 

 

hadarmataj-Marku-.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834