INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fusha është e jona! Tifozët e Tiranës protestojnë kundër vendimit që në stadiumin “Selman Stërmasi” të luajë Partizani [VIDEO]

Fusha është e jona! Tifozët e Tiranës protestojnë kundër vendimit që në stadiumin “Selman Stërmasi” të luajë Partizani [VIDEO]

Publikuar më: 18:18 26-01-2017

Presidenti i ekipit të futbollit Tirona, Refik Halili, dhe presidenti i Partizonit, Gazmend Demi, kanë arritur akordin që ekipi i kuq t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe për finalizimin e marrëveshjes u desh edhe ndërhyrja e kryebashkiakut Veliaj.

Mirëpo ata që u indinjuan më shumë nga kjo marrëveshje ishin pikërisht tifozët bardheblu “Tirona Fanatics”. Grupimi i tifozëve ishin të pranishëm në ambjentet e fushës sërvtitore “Skëndër Halili” për të protesuar pas vendimit të klubit Tirana që në stadiumin “Selman Stërmasi” të luajë dhe Partizani në pjesën e mbetur të këtij edicioni. Afërsisht 200 tifozë i ishin përgjigjur thirrjes së grupimit dhe u prezantuan në fushën e stërvitjes duke grumbulluar skuadrën dhe duke diskutuar në lidhje me ata për situatën. Tifozët kishin zgjedhur 2-3 përfaqësues për t’u komunikuar atë që ata e konsiderojnë një vendim. Të gjithë njëzëri u shprehën kundër faktit që ekipi rival Partizani t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e tyre. Presidenti Refik Halili nuk ishte i pranishëm në këtë situatë, ndërkohë që në këto kushte ishte e pamundur të zhvillohej një seancë e qetë stërvitore dhe ajo përfundimisht u ndërpre. Ngjarja zgjati rreth 45 minuta dhe për aq kohë sa situata ishte e nderë forcat e policie nuk ishin të pranishme në ambjentet e fushës stërvitore.

Pas protestës në “Skënder Halili”, forcat e rendit kanë shoqëruar në komisariat 21 prej tifozëve bardheblu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024309158325195