Ish-presidenti i skuadrës shkodrane flet në lidhje me borxhin dhe thotë se do të qëndrojë në pritje të hapave të bashkisë për të vendosur nëse do të hyjë në ankand ose jo.
Gjithashtu, ai deklaron se është punuar shumë keq në klub, ndërsa është skeptik për çmimin. Sipas tij, përveç borxheve, duhen shpenzuar 900 milionë lekë për të blerë aksionet dhe për ta rikthyer ekipin në elitë.Fushaj shprehet se shifra i duket disi skeptike pasi krahas parave që duhen investuar ne klub, janë edhe borxhet të cilat duhen paguar.
Valter Fushaj është një prej ish-presidentëve më të suksesshëm të Vllaznisë. Ai e ka drejtuar klubin më të vjetër në Shqipëri në mënyrën më të mirë duke e lënë me pjesëmarrje në Europë. Gjatë kësaj periudhe, ai është shprehur gjithmonë i gatshëm për blerjen e klubit shkodran qe nga filllimi i sezonit. Por, duket se borxhi 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetra që ka Vllaznia, e bëjnë disi ngurues Fushajn.