INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata e PS/ Rama: Mos luani me zjarrin! Kush pengon zgjedhjet s’shkel në SHBA e BE...

Fushata e PS/ Rama: Mos luani me zjarrin! Kush pengon zgjedhjet s’shkel në SHBA e BE...

Publikuar më: 17:27 01-06-2019

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në hapjen e fushatës u shpreh se beteja e tyre nuk do të jetë një fushatë pa kundërshtarë, por një betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve.

Rama dha dhe një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha që të mos përpiqen të pengojnë zgjedhjet pasi janë duke luajtur me zjarrin.

Kryeministri theksoi se çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE.

“Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhjore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’ do pranojnë t’ju binden”,- tha kryeministri.

Ndër të tjera, Kryeministri Edi Rama sfidoi kundërshtarët e tij politik, të cilët e akuzojnë se është njëri i korruptuar dhe kriminel, që ta vërtetojnë një gjë të tillë. Ai pranoi se është pasionant dhe arrogant, por kurrë kriminel dhe hajdut.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127