INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata elektorale mbyll Parlamentin

Fushata elektorale mbyll Parlamentin

Publikuar më: 08:20 03-06-2019

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale do të mbyll Parlamentin. Këtë javë nuk do të ketë seancë plenare. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist. Shkak është bërë nisja e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë këtij muaji do të ketë vetëm dy seanca, në datën 13 dhe në datën 20. Për këtë arsye në mbledhje u është dhënë porosi deputetëve që të miratojnë projektligjet në komisione këtë javë. 

Fushata zyrtarisht u hap në 1 qershor. Pjerin Ndreu për Bashkinë Lezhë është kandidati i parë i prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Fushatë do të bëjnë dy parti, Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike në kampin opozitar. Opozita mbrëmjen e djeshme zhvilloi protestën e 7-të kombëtare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623