INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata elektorale rrit me 71% shpenzimet buxhetore [VIDEO]

Fushata elektorale rrit me 71% shpenzimet buxhetore [VIDEO]

Publikuar më: 11:27 20-06-2017

Fushata elektorale aktuale po nis të reflektojë dhe në treguesit buxhetor duke pësuar një rritje me 71% përgjatë periudhës janar-maj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë muajve të parë të këtij viti shpenzimet buxhetore prekën shifrat e 22 miliardë lek nga 12 miliardë që ishin një vit më parë dukë shënuar kështu dhe nivelin më të lartë të shpenzimeve për investime që nga viti 2013.
Por jo vetëm kaq, për herë të parë shpenzimet në këtë zë tejkaluan edhe programin e pesë mujorit me 0.5%.
Për vitin 2017, investimet publike janë planifikuar në masën 4.8% e PBB ose 76 miliardë lekë ndërsa për sa u përket strukturës së investimeve në raport me statusin e projekteve të programuara për financim, vlerësohet se rreth 84,9% e vlerës së investimeve gjithsej të planifikuar në PBA për vitin 2016 shkon për financimin e projekteve në vazhdim.

 

Article Logic
Execution time: 0.002357006072998