Fushata ka nisur prej disa ditësh. Disa kandidatë janë përqendruar në takimet me qytetarët për t’i bindur ata për votën, ndërsa disa të tjerë janë më kreativ. I këtillë është dhe kandidati i PS-së për Elbasanin, Gledjan Llatja.
Ai nuk ka bërë një spot të zakonshëm për elbasanasit. Por ka realizuar një këngë, në bashkëpunim me një këngëtar profesionist. Në këngën “S’ka si ti” ai bën pjesën e “rep-it”. Duket se edhe pse ka kundërshtarë përballë kandidatët socialist janë tërësisht të përkushtuar në fushatën për të bërë që sa më shumë qytetarë të dalin për t’i votuar.