INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fushata zgjedhore “zbraz” bankat [VIDEO]

Publikuar më: 10:24 01-06-2017

2 milardë lekë janë nxjerrë nga bankat në muajin prill. Kjo e dhënë është publikuar nga Banka e Shqipërisë dhe gjykohet si lëvizje e pazakontë, pasi fluks kaq të madh parash jashtë bankave nuk ka patur në muajt prill të viteve të mëparëshëm. E kjo ndodh vetëm gjatë periudhave parazgjedhore mjafton të kujtojmë këtu dy fushata e mëparëshme zgjedhore, ku në maj-qershor të viti 2015, për zgjedhjet vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Ndërsa në ato parlamentare të 2013 në muajt prill dhe maj, paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë.
Sipas analizave rezulton se periudhat tradicionale që ka rritje të parave që dalin nga bankat janë korriku dhe gusht kur vijnë emigrantët dhe turistët. E po kështu muaji dhjetor, kur sërish ka tërheqje parash nga emigrantë, ndërsa gjatë muajve të tjerë përgjithësisht ky tregues shënon rënie. E tashmë është e qartë që njëherë në katër vjet që ka zgjedhje bëjnë përjashtim dhe muajt e pranverës, pasi me shumë të ngjarë ato para shkojnë për të finacuar fushatat elektorale.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107