INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushatë edhe në Sarajevë, nuk ndalet Erdogan: Dëshmuat demokraci

Fushatë edhe në Sarajevë, nuk ndalet Erdogan: Dëshmuat demokraci

Publikuar më: 08:31 21-05-2018

Ndërsa në 24 qershor Turqia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshsme presidenti Erdogan mbajti në Sarajevë një tubim elektoral. Ky pritet të jetë i vetmi tubim i zhvilluar në një tokë të huaj ku Erdogan kërkon votën e muslimanëve.

Nga kryeqyteti i Bosnjes, kreu i shtetit turk iu drejtua rreth 3 milionë turqve që jetojnë jashtë kufijve me një fjalim që mund të ketë impakt të madh mbi rezultatin përfundimtar zgjedhor.

“Kjo turmë dhe ky zë i njerëzve të Sarajevës janë shenjat e një fitoreje të madhe në zgjedhjet që do të mbahen në Turqi. Vendet europiane nuk i deshën tubimet tona, por Bosnja na e dha këtë mundësi. Bosnja dëshmoi demokracinë e saj”, deklaroi Erdogan.

Me këto fjalë, Erdogani iu referua faktit që në disa shtete evropiane, evente të ngjashme u ndaluan

Ai nuk harroi si gjithmonë të godiste armikun e vet të madh, klerikun Fetullah Gylen dhe organizatën e tij Feto, ndërsa përpara mitingut premtoi investime të reja turke në Bosnje teksa diskutonte bashkëpunimin ekonomik me Bakir Izetbegoviçin e presidencës boshnjake.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016260147094727