Në tregun e tapizës në Fushë- Krujë, dy vëllëzër janë plagosur me armë zjarri pas përleshjes me dy perësona me maska dhe të armatosur.
K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, banues në Tiranë ishin në treg mëngjesin e sotëm (9 korrik) kur janë sulmuar për tu grabitur nga agresorët. Ata kanë bërë rezistencë duke u përleshur, çka bëri që autorët të qëllojnë me armë duke i plagosur.
Të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftimin Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.