INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fusnin në Shqipëri makina luksoze kontrabandë, 5 persona në pranga

Fusnin në Shqipëri makina luksoze kontrabandë, 5 persona në pranga

Publikuar më: 17:29 21-05-2018

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka arritur të vendosi në pragat pesë personave të cilët akuzohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, "Shpërdërim detyre".
Në pranga kanë rënë disa doganier, një punonjës i agjencisë së regjistrimit të automjeteve dhe disa biznesmen.
Sipas njoftimit personat merreshin me kalimine e automjeteve tip Rang Rover të 2015 duke shmangur pagesat doganore.

Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.
-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.
-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).
-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).
-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Masa e sigurimit arrest në burg është caktuar dhe ndaj tre shtetasve, I.T, Th.R dhe R.H, të cilët janë shpallur nga policia në kërkim.
Organi procedues në funksion të këtij hetimi ka caktuar dhe masat ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve:
-Merita Zonja, lindur dhe banues në Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale.
-Ilir Prifti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale.
Masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore është caktuar për shtetasit:
-Miri Zenaj, lindur dhe banues në Fier, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/1 masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.
-Imerr Kaca, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqiturn në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.
Ndaj personave të sipërpërmendur janë urdhëruar masat e sigurimit nga gjykata, pasi dyshohet se prej tyre janë futur kontrabandë në vend makina luksoze kryesisht të markës “Range Rover”, të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834