INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fustan nudo, trendi i ri për nuset e guximshme të 2019-ës

Fustan nudo, trendi i ri për nuset e guximshme të 2019-ës

Publikuar më: 18:06 23-01-2019

Shumica e vajzave kalojnë ditë, javë dhe me shumë mundësi edhe muaj për të gjetur fustanin perfekt për ditën e tyre të madhe, dasmën.

Disa mund të jenë për fustanin e bardhë tradicional, ndërsa disa të tjera mund të kërkojnë diçka unike që u përfaqëson dhe personalitetin.

Por, për ato nuse të ardhshme që duan me të vërtetë që të jenë në qendër të vëmendjes, fustani “nudo” mund të jetë i duhuri.

Këto fustane të reja, të punuara thjeshtë pritet të jenë trendi i vitit 2019 ndërkohë që të gjitha kompanitë po nisin të prodhojnë versionet e tyre.

Fustanet e reja nuk janë tërësisht të tejdukshëm, pjesët “delikate” mbulohen ose nga dantella ose janë në ngjyrë mishi, por gjithsesi duhet guxim për t’i veshur.

dress1.jpg

dress2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492